Engel takohet me presidenten

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do të qëndroj në Kosovë deri më 5 korrik 2015.
Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare.
Sot Engel do të takohet me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, në orën 10:00 në zyrën e Presidentes.
Ndërsa nesër me 1 Korrik, Engel do të takohet me Zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi. Takimi me Selimin do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në sallën P37, duke filluar nga ora 11:00.
Më vonë, në orën 13:30 kongresmeni Eliot Engel do të takohet edhe me Zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic.
Engel në ditët në vazhdim do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hysenin, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri.