Presidenti rus Vlladimir Putin sot në Baku ka biseduar me kolegun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me energjetikën dhe luftën në Siri.
Dy zyrtarët në Baku po qëndrojnë në Baku me rastin e Lojërave Olimpike.
Mediat ruse transmetojnë se presidenti turk publikisht ka kritikuar mos ardhjen e zyrtarëve të Bashkimit Evropian në lojërat në Azerbajxhan që është në qendër të shumë kritikave për shkak të shkeljeve të drejtave të njeriut.
Kështu “ Turqia, kandidate për në BE, përfaqëson tërë BE-në” ka thënë duke qeshur Vlaldimir Putin para takimit me Erdoganin.
Putini dhe Erdogani janë takuar për herë të parë nga dhjetori i vitit të kaluar kur presidenti rus e ka vizituar Turqinë.
Zyrtarët rusë kanë thënë se tema kryesore e bisedimeve mes Erdoganti dhe Putinit për gazsjellësin turk.
