Kanë mbetur shumë pak vota për t’u numëruar dhe tani mund të thuhet me bindje që Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës.
Deri në orën 07:00 kanë mbetur më pak se 5 përqind të votave për t’u numëruar dhe Veliaj kryeson me një rezultat shumë të thellë.
Veliaj kryeson me më shumë se 152 mijë vota ndërsa Kosova është rreth 111 mijë vota.
Më shumë se 15 mijë vota kanë shkuar për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.36 për qind të qytetarëve që kanë votuar.
Ndërkohë kanë rezultuar më pak të votuar Sazan Guri, me 1.1%, Arben Tafaj 0.66%, ndërsa kandidati i PKD, Dhimitër Muslia ka marrë rreth 0.3 të votave.
Për t’u numëruar kanë mbetur edhe 37 kuti nga 864 por rezultai është siguruar dhe Veliaj është shpallur matematikisht kryetari i ri i Bashkisë Tiranë.
