Ernest Luma jep dorëheqje nga organet drejtuese të AAK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka paraqitur dorëheqje nga Kryesia e Këshillit Drejtues i kësaj partie, pasi kjo e fundit ishte distancuar nga një postim që Luma e ka bërë në drejtim të besimtarëve mysliman që janë nisur për pelegrinazh në Mekë.
Luma në një postim në Facebook kishte shkruar se të gjithë “haxhinjve, pelegrinazh të pranueshëm dhe atë që iu drejtohet tradicionalisht hanxhinjve “Shkofshi e mos u kthefshi”.
Kjo ka nxitur reagime të shumta, madje partia e Ramush Haradinajt është distancuar nga ky urim i Lumës.
Por pas këtij reagim, ka ardhur edhe dorëheqja e Lumës, i cili këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të cilit ja ka bashkangjitur edhe letrën drejtuar liderit të AAK-së.
“Urimi im për pelegrinët e haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq. Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në median tonë (portaleve dhe rrjeteve sociale). Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast. Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike”, ka shkruar Luma.
Ai ka thënë se nuk tërheq asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë.
“Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në haxh. Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij”, ka shkruar Luma.