EuroSamiti arriti njëzëri marrëveshje për Greqinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Liderët e eurozonës ranë dakord unanimisht për një plan të ri ndihme për Greqinë, deklaroi presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk në Twitter.
“EuroSamiti arriti njëzëri marrëveshje. Gjithçka gati për një program ndihme për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkruajti Tusk duke iu referuar fondit të shpëtimit të eurozonës, i ashtuquajturi Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.
”Liderët e zonës euro janë pranë një marrëveshjeje për një plan të ri ndihme për Greqinë”, shkruajti po sot në Twitter kryeministri i Luksmeburgut, Xavier Bettel.