Qytetarët dhe pensionistët në Greqi kanë krijuar radhë të gjata para bankave, përkundër faktit se Qeveria greke ka vendosur që të gjitha bankat të qëndrojnë të mbyllura gjatë javës dhe se bankomatët do të punojnë nga dita e nesërme.
Pensionet ishte paraparë të paguheshin sot, pasi që Qeveria vendosi kontrollin mbi kapitalin, me qëllim që të mbrojë sistemin financiar dhe bankar nga kolapsi.
Duke filluar nga nesër, grekët do të kenë mundësi të tërheqin nga vetëm 60 euro në ditë.
Ndërkohë kriza në Greqi ka nxitur reagime të udhëheqësve në Evropë. Kryetari i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, ka deklaruar sot se e ndien vetën të tradhtuar nga egoizmi i shfaqur nga grekët në negociatat e dështuara për borxhin./21 Media/
