Exit Poll u prezantuan në tre projeksione, të cilët u transmetuan direkt në Ora News në orën 19:00, 20:30 dhe në orën 22: 15 minuta.
Sipas rezultave të këtij Exit Polli Tiranën e merr Erion Veliaj kandidati i koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 50.0- 54.0 % të votave kundrejt Halim Kosovës kandidati i koalicionit të djathtë APPD, i cili sipas projeksionit merr 37.5- 41: 5 % të votave. Shkodra mbetet e djathtë me fitoren e Voltana Ademit, ndërsa në Durrës gara siç ishte parashikuar dhe në 3 sondazhet e tjera gara mbetet kokë më kokë, por arrin të kryesoje me një avantazh të lehtë Vangjush Dako.
Rezultatet e Exit Poll për Durrësin e Shkodrën janë marrë nga numërimi i 5 mijë votave, ndërsa në Tiranë 6 mijë vota.
IPR Marketing dhe Ora Newskur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhit konfirmonnë Tiranë se në avantazh për të fituar zgj edhjet është Erion Veliaj.
Rezultatet në tre projeksionet e Exit Poll nuk kanë ndryshuar 50. 5- 54. 5 %. Ndërkohë që Halim Kosova ka një rënie prej 0.5% në krahasim me 2 projeksionet e para.
Dhe kur janë numëruar tashmë 100 % e kampionëve të sondazhitkonfirmohet se në Shkodër Voltana Ademi e koalicionit të djathtë është fituesjakundrejt Keti Bazhdarit e koalicionit të majtë.



