Facebook: Që të mos humbisni postimet që ju interesojnë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

E keni pyetur vetën ndonjëherë se si bëhet përzgjedhja e lajmeve në kohështrirjen tuaj? Apo a ka pas raste kur keni humbur lajme që janë në interesin tuaj, vetëm pse ato nuk janë paraqitur në ‘home’- kryefaqen tuaj. Ja që kompania ‘Facebook’ ka menduar mbi ketë dhe tani ofron një mundësi të re që ju të mos humbisni gjërat që ju interesojnë.
Me parë Facebook përqendrohej të pëlqimet, komentet apo shpërndarjet për të përcaktuar se cilat postime janë të rëndësishme për një përdorues. Mirëpo kjo praktikë do të ndryshojë tani. Facebook njoftoi se do të fillojë të masë kohën që një përdorues kalon duke parë një histori, dhe në bazë të saj kompania do të përcaktojë edhe se çfarë do të shfaqë më shumë në furnizuesin e lajmeve të një përdoruesi.
“Nëse njerëzit harxhojnë më shumë kohë të një postim në Furnizuesin e Lajmeve në krahasim me postime e tjera, kjo është një shenjë e mirë që tregon se përmbajtja ishte e rëndësishme për ta” kështu thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.
Sepse siç njofton kompania,është vrejtë që nëse një përdorues nuk pëlqen, komenton ose shpërndan një histori në kohështrirje, nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme për të. “Ka momente kur, për shembull, njerëzit duan të marrin informacione rreth një eventi aktual të rëndësishëm, por që nuk duan që ta pëlqejnë apo të komentojnë tek ai”, andaj Facebook do ta ndryshojë këtë mënyrë të paraqitjes së lajme në kohështrirjen tuaj.
Pra, nëse do të shpenzonit më shumë kohë duke parë fotot nga dasma e motrës suaj, Facebook do ta shfaqë më shumë këtë postim në furnizuesin tuaj të lajmeve, dhe do të shfaqë edhe postime të tjera nga motra juaj në furnizuesin e lajmeve.
Qëllimi i Facebook-ut është që ta bëjë që lajmet që shfaqen në kohështrirjen tuaj të jenë në interesin tuaj. / 21 MEDIA