Fakte interesante mbi sheqerin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sheqeri është një nga përbërësit më të konsumuar në botë. Megjithatë për të, mbase dini shumë pak.
Deri në vitet 1500 sheqeri ishte shumë i shtrenjtë –Teknologjia e nxjerrjes së sheqerit nga bimët nuk u shpik në Europë, por në Lindje. Në këtë mënyrë ai tregtohej shumë shtrenjtë, sepse importohej nga larg. Por, megjithatë ai pati sukses, sepse ishte më pak i kushtueshëm sesa mjalti, ndërsa bimët nga prodhohej mund të kultivoheshin, duke reduktuar në mënyrë drastike kostot.
Sheqeri mund të nxirret nga të gjitha bimët, por ai merret vetëm nga kallami i sheqerit dhe panxhari – Por vetëm se nxjerrja e tij nga molla për shembull ose nga limoni, nuk është aq ekonomike, pra shpenzimi për ta marrë është më i madh sesa shitja, ndaj edhe përfitohet ekskluzivisht vetëm nga këto dy bimë.
Si ia bëjnë kubat e sheqerit që qëndrojnë bashkë? Arsyeja është e thjeshtë: sheqeri shpëlahet dhe uji luan rolin e “urës” për të bashkuar kokrrat e ndryshme. Më pas sheqeri thahet, por mes kokrrave vazhdojnë të ekzistojnë lidhje të dobëta që gjithsesi i mbajnë bashkë duke u dhënë formën e kubeve.
A mungon sheqeri në organizëm në rast diabeti? – diabeti nuk është një mungesë sheqeri, përkundrazi, në gjakun e një diabetiku sheqeri është tepër i lartë, por depërtimi i sheqerit nëpër qeliza ka nevojën e insulinës e cila te ky lloj pacienti është e ulët.
Me sheqerin është marrë edhe Napoleone Bonaparte – Mbase ju duket e pabesueshme, por çështja e sheqerit u bë një argument shumë i rëndësishëm gjatë dominimit të tij, sepse Anglia, e cila e komercializoi atë, i bllokoi shitjet në vitin 1806 dhe në Francë nuk mbeti më asgjë. Për këtë motiv, Napoleoni i shtyu fermerët që të kultivonin panxharin në territorin francez, për t’i bërë ballë mungesës së sheqerit gjatë atyre viteve.
Sheqeri ekziston për më shumë se 7000 vjet – Njerëzimi e ka njohur sheqerin plot 7000 vjet më parë, sepse ka të dhëna historike që demonstrojnë se si në këto vite në Polinezi dhe më pas në Kinë, u përdor kallamsheqeri për nxjerrjen e një lëngu të ëmbël që përdorej si në formën e mjaltit, pra bëhet fjalë për llojin e parë të ‘sheqerit” në Antikitet. / 21MEDIA