Falë Facebook-ut gjen të birin pas 15 vjetësh

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deri në javën e kaluar Hope Holland nuk e kishte parë djalin e saj Jonathan për 15 vjet. Falë kësaj fotoje të postuar në Facebook ajo ka arritur ta përqafojë atë sërish.
Në vitin 2000 babai i djalit me të cilin Hope ndante kujdestarinë, kalon për të marrë fëmijën 3 vjec për ta cuar atë me pushime. Në fakt ai nuk kthehet më dhe gruaja fillon të kërkojë djalin dëshpërimisht.
biri3
I drejtohet apelit për shërbimet sociale dhe hetuesëve privat, por pas një viti hetimesh, nuk pati rezultate. Hope tentoi të bënte dhe vetëvrasje.
Ajo nuk e dinte se në Zacatecas të Meksikës, edhe djali i saj po e kërkonte. Pastaj në janarin e kaluar, pas 15 vjetësh, duke kërkuar në Facebook, djali sheh një foto që i ngjan familjare. Ai zbulon se në një postim në Facebook ishte vetë fotoja e Jonathan, me shpresën se mamaja dhe vëllai i tij më i madh do ta njihnin dhe ta takonin atë. Dhe kështu ndodhi.
biri2