FBI shkatërron një treg onllajn kriminlësh

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministria e drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me FBI-në ka shkatërruar një treg onllajn kriminal, në të cilin tregtohej me informata të vjedhura. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre shtetas të Serbisë.
Të gjithë të dyshuarit ishin anëtare të forumit në internet, darkode.com.
Përveç të dhënave të vjedhura, në këtë faqe janë ofruar për shitje edhe softuera dhe pajisje tjera për vjedhjen e informatave nga kompjuterët dhe telefonat mobil, njoftuan autoritetet amerikane.
Sipas zyrtarëve, hetimet kanë zgjatur 18 muaj dhe kanë përfshirë 70 kriminelë kibernertik nga Shtetet e Bashkuara dhe 19 shtete tjera të botës.
Faqja e fshehtë, në të cilën kanë mundur të hyjnë vetëm anëtarët e saj, ishte më e madhja e këtij lloji në gjuhën angleze, përderisa FBI nuk mori lejen nga gjykata për ta rrëzuar këtë faqe./21 MEDIA/