Tetë raste të prekur nga sëmundja e brucelozës në Ferizaj i kanë vë në lëvizje autoritetet komunale të shëndetësisë dhe të bujqësisë në marrjen e masave parandaluese. Në një konferencë të përbashkët për medie drejtuesit e këtyre dikastereve kanë dhënë informacione për këtë sëmundje e cila nga kafshët bartët te njerëzit.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Burim Karameta, ka thënë se bëhet fjalë për disa persona të prekur nga fshati Pleshinë e Ferizajt, gjendja e të cilëve është stabile dhe nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë epidemi me përmasa të gjera dhe alarmante.
Ndërsa Xhemajl Reçica, drejtor për Bujqësi ka thënë se sëmundja është paraqitur të shtunën e kaluar, ndërsa ekipet e Komunës së Ferizajt, në bashkëveprim me veterineret kanë marrë analizat e gjakut, ia kanë dërguar AVUK-ut dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitive.
“Nuk bëhet fjalë për sëmundje vdekjeprurëse, por shkakton komplikime në shëndet, si: temperatura të larta, të enjtura në nyje, dhimbje të muskujve. Më të atakuarit janë meshkujt etj.”, ka thënë Reçica, duke bërë thirrje që ata që kanë këto simptoma të lajmërohen te mjeku dhe sëmundja shërohet në një afat të shkurtër.
Zyrtarët kanë thënë se fermerit, të cilit do t’i shkatërrohet kopeja me dele, AVUK-u sipas ligjit dhe rregulloreve, do të bëjë kompensimin e dëmit.
Zyrtarët komunal kanë thënë se janë në kontakt me drejtues të Ins titutit Rajonal të Shëndetit Publik në Ferizaj dhe sipas njohurive të tyre, në nivel rajoni ky hyjnë komunat përreth Ferizajt, nuk ka ndonjë rast tjetër të paraqitjes së brucelozës.
Ndryshe, rajoni i Ferizajt herë pas here atakohet nga kjo sëmundje. Preventiva kryesore mbetet vaksinimi i kafshëve, për të cilin u tha së është kompetencë e AVUKU-t që ta kryejë ejo e institucioneve lokale
