Ferizaj:Vende të reja pune nga dhënia e tokave të Komunës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Ferizajt së shpejti pritet të ndajë parcelat në shfrytëzim, për bizneset ferizajase, pasi që është bërë përfundimi i procesit të ofertave për parcelat që i ka dhënë në shfrytëzim për 99 vite për bizneset ferizajase.
Sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Enver Haliti, komisioni vlerësues ka bërë punën e tyre dhe shumë shpejt lista do të del edhe në Kuvendin e Komunës për aprovim.
“Nga projektet investimore që kemi pranuar nga ofertues të ndryshëm janë paraparë që të investohen mbi 5 milion euro,dhe nga investimet që kanë dorëzuar do të kemiedhe mbi 200 të punësuar të rinjë nga bizneset planet që kanë dorëzuarpërfitues të këtyre parcelave”, ka thënë drejtori Haliti, duke thënë se shumë shpejt edhe në fshatin Greme do të fillojë së ndërtuari fabrika e përpunuesve të mobileve ku tashmë është bërë edhe përzgjedhja ndërmarrja e cila do të bëjë ndërtimin e saj dhe së shpejti pritet të fillojë edhe gurthemeli.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizajt, ka bërë përzgjedhjen e 40 mikrobiznesve të cilat do të jene përfituese të pajisjeve të ndryshme, por edhe trajnimeve në lëmi të shumta.
“Si projekt që mund të ceki është përfundimi i përzgjedhjes së 40 mikrobiznesve të Komunës së Ferizajtnë bashkëpunim me organizatënHelp dhe me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale , ku 40 mikrobiznese do të përfitojnë pajisje dhe trajnime,ku tashmë ka filluar edhe procesii përzgjedhjes dhe kemi listën finale prej 40 bizneseve ku shumë shpejt do të bëhet edhe shpërndarjae këtyre pajisjeve”, ka thënë drejtori Haliti.
Numri një i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Enver Haliti, ka thënë se si projekte kapitale për këtë vit janë realizuar edhe udhërrëfyesi turistik i cili do t’ju shërbej vizitorëve nga Kosova dhe jashtë saj si dhe vendosja e hartave turistike nëpër hyrje daljet e qytetit të Ferizajt