“Ferma e Kafshëve”premierë në TKK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me tekst të George Orwell,regji të Ilir Bokshit dhe me dramatizim të Doruntina Bashës shfaqja “Ferma e Kafshëve”,do të jepet premierë sonte, në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 20:00
Një numër i madh i aktorëve do të prezantojnë këtë shfaqje në përbërje të: Adrian Morina, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Semira Latifi, Besart Sllamniku, Kushtrim Qerimi, Ema Uka, Tristan Halilaj, Shpëtim Kastrati, Afrim Muçaj, Rabije Kryeziu, Makfire Miftari.
Muzika për këtë shfaqje është punuar nga Trimor Dhomi, skenografia e Petrit Bakallit dhe me kostume të Vesa Krajës.