Futbollistët e Ferronikelit sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas para më shumë se 2 mijë shikuesve, në kuadër të javës së 4-të, arritën të fitojnë derbin drenicas pasi mposhtën fqinjin e tyre Drenicën nga Skenderaj.
Ndeshja pati dy pamje, ku në pjesën e parë mbizotëruan futbollistët mikpritës kur dhe shënuan në minutën e 22 përmes Behar Maliqit, ndërsa në pjesën e dytë Drenica mori iniciativën dhe në minutën e 69-të arritën të barazojnë me golin e bukur të Kastriot Mehmetit.
Pas barazimit, futbollistët e Ferronikelit u zgjuan dhe shtuan trysninë drejt portës së Drenicës dhe kjo u kurorëzua me golin e dytë të Behar Maliqit, i cili shënoi për rezultatin 2:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.
