Në Shengen kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së ku kanë festuar 30 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën janë hequr kufijtë në mes 26 shteteve të BE-së
“Marrëveshja e Shengenit ka ndryshuar historinë të gjithë kontinentit evropian”, ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz duke folur në sheshin e qytetit dhe e ka krahasuar marrëveshjen me rënien e Murit të Berlinit.
Në takim ka folur edhe kryetari i Komisionit Evropian , Jean- Claude Juncker , ish- kryeministër i Luksemburgut , dhe në fund, nën tingujt e një orkestre simfonike, u zbulua skulptura në formën e tri shtyllave me yje që simbolizojnë shtetet anëtare të BE-së.
Marrëveshja e Shengenit u nënshkrua më 14 qershor të vitit 1985.
Vetëm dy anëtarët e BE-së që nuk i janë bashkuar zonës së Shengenit janë Britania e Madhe dhe Irlanda.
