Fillon edicioni i 15-të i Universitetit Veror të Prishtinës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Universitetit Veror i Prishtinës këtë vit fillon më 1 korrik dhe zgjat deri më 15 korrik. Është ky edicioni i 15-të i Universitetit Veror i Prishtinës (UVP), që do të mbahet në kampusin e Universitetit publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ceremonia e hapjes së Universitetit Veror të Prishtinës do të bëhet sonte në mbrëmje në ambientet e fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës
Në edicionin e 15-të të Universitetit Veror kanë aplikuar rreth 1.000 të rinj, prej të cilëve 200 janë aplikantë ndërkombëtarë.
Gjatë periudhës dyjavore sa edhe do të zgjas ky edicion pjesëmarrësit do të ndjekin gjithsej 13 kurse të fushave të ndryshme të studimit, si dhe do të këmbejnë përvojë akademike. Në çdo kurs ligjërojnë nga dy profesorë, një ndërkombëtar dhe një vendor.
Programi për këtë edicion përmban ligjërata të rregullta, të cilat do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 12:00.
Pjesë e tij janë parashikuar të jenë edhe punëtori, forume dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive, si dhe disa vizita nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Universiteti Veror financohet nga buxheti i Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ dhe nga donatorë të ndryshëm si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Prishtinës, Ambasada franceze, si dhe nga disa biznese vendore