Ekspertë ndërkombëtar të policimit në bashkësi dhe sigurisë publike janë mbledhë sot në Prishtinë që të ndajnë përvojat e tyre me kolegë nga rajoni dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ku u tha se policia ka nevojë për mbështetjen e komunitetit dhe se përmes saj e fiton legjitimitetin.
Me qëllim të shqyrtimit të sfidave në bashkësi dhe ndarja e praktikave të mira, ata u mblodhën sot në konferencën e organizuar nga OSBE, që do të zgjasë dy ditë, me temë “Krijimi dhe përdorimi efikas i forumeve për siguri në bashkësi”.
Këshilltari i Drejtorit Gjeneral të Policisë së Kosovës, Shefqet Beqaj, është shprehur se qëllimi dhe misioni i këtyre religjioneve ishte ndërtimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit të komunitetit të policimit.
“Qëllimi dhe misioni i këtyre religjioneve ishte dhe mbetet bashkërisht, zyrtarë policor, dhe qytetarë të zonave në përgjithësi, në nivel komunave, të stacioneve të policisë, ndërtojnë ura të komunikimit dhe bashkëpunimit, si dhe të gjejmë zgjidhje për të identifikuar trajtuar, dhe kërkuar zgjidhje për të drejtat, shqetësimet frika, që sjellin konfliktet në situatat që janë si rrjedhojë e pasojave të luftës në Kosovës dhe gjendjes sociale ,ekonomike në Kosovë. Gjatë trajnimit u thyen edhe disa barriera në komunikim, mes etnive që rezultonin si pasojë e luftës në Kosovës. Më pas ky koncept i punës së përbashkët në komuntet u zgjeruar edhe me formimin dhe trajnimin e trupave tjerë, siç janë, komunitetet lokale për siguri publike”, tha ai.
Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, tha se aktivitete policore vetvetiu kanë ndikim në strukturat e komunitetit policor dhe se policimi dhe komuniteti janë ndërthura dhe të ndërvara. Ai madje tha që polica është pasqyrim i vlerave shoqërore dhe pasqyron idealet demokratike.
“Policimi përmes konfrontimit, frikës, dhe forcës shka tërron besimin dhe legjitimitetin, mbase edhe më e dëmshme që shërbimi policor të ketë mungesë të informatës. Ky transformim i policisë në transformim demokratik të komunitetit është duke u zhvilluar nga vitet e 70-ta. Policimi i Komunitetit në fokus ka të bëjë me partneritetin ndërmjet policisë dhe komunitetit si dhe për të nxitur, publikun që të ndajë përgjegjësin për sigurimin e sigurisë mes komunitetit, përmes zbutjes së krimit, dhe të bëjmë që të krijohet mirëkuptimi ndërmjet policisë dhe publikut, sepse është shumë e vështirë ndërmjet etnive sidomos Kosovës, si dhe shteteve fqinje”, tha ai.
Ndërkaq, asistentë izëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Rend dhe Siguri publike të Policisë Shqiptare, Zefë Laskaj, tha se Policia Shqiptare është duke punuar në hartimin dhe miratimin e ligjit për policinë e shtetit.
“Masa më të rëndësishme që i ka bërë policia shqiptare, hartimin dhe miratimin e ligjit për policinë e shteti dhe përcaktohet saktë, implementimi i policisë në komunitet, po kështu ka edhe dokumente tjera strategjike që do të përdoren për implementimin e saj në komunitetin e policimit. Në bashkëpunim me aktorët tjerë evropianë, kryesisht me projektin suedez, policia e shtetit shqiptarë po implementon kohët e funditprojekte që kanë të bëjnë me policinë. Zyrat do të ofrojnë gjitha shërbimet e policisë për qytetarët. Po punohet edhe për punimin e implemtimin e një sistemi të matjes së sigurisë në komunitet, që matet kryesisht me perceptimin e qytetarëve mbi unin e policisë”, tha Laskaj.
Konferenca regjionale për policimin në bashkësi me temën “Krijimi dhe përdorimi efikas i forumeve për siguri në bashkësi”, do të mbahet edhe nesër.
