Fillon xhirimi i filmit “Zonjusha”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Genc Berisha regjisor i filmave “Te Mjeret”, “Me mujt me bo e kishim bo” dhe “SS” (ne post-produksion) do të fillojë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë me titull “Zonjusha”.
A&G Production informon se filmi për dallim nga filmat e kaluar të regjisorit do të ketë një kastë më të gjerë duke përfshirë aktorët e mirënjohur Armend Baloku, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Dukagjin Podrimaj, Besnik Krapi, Nentor Fetiu etj., raporton koha.net.
Skenari i filmit “Zonjusha”, shkruar nga Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli në vitin 2004, ka marrë pëlqimin nga regjisori qysh në fillim të vitit 2015, duke filluar në atë kohë parapërgatitjet për të përfunduar në xhirim në muajin korrik.
Zhanri i filmit do të jetë krim-komedi që do të përcjell ngjarjen e tre gangsterëve lokalë të cilët ngarkohen për një punë, por rrugës përballen me problem të njëpasnjëshme dhe si rezultat detyrohen të futen në rrjetin e nëntokës së atij vendi.
Tema do të jetë fiktive, dhe nuk paraqet asnjë vijë të realitetit kosovar. Filmi pritet të ketë premierën në pranverë të vitit 2016.