Filmat që mund t'i shikoni verës në Kino ABC

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tashmë adhuruesit e filmit e sidomos kinematografisë botërore janë duke ndjekur filmat që po shfaqen në ‘Sezonin Veoror në Kino ABC.
Në Kinemanë ABC nga 2 korriku ka filluar programi i filmave për sezonin veror që përfshijnë muajt korrik dhe gusht. Ky sezon ka filluar me datë dy korrik me premierën e filmit “Terminator; Genisys”, i cili është shfaqur në formatin 3D në orën 22:00 dhe gjithashtu në të njëjtin format edhe filmi “Minions”është shfaqur me 11 korrik, premierë botërore.
Me 16 korrik do të shfaqet premiera e filmit “Ant-Man” e formatit 3D po ashtu, me datë 23 do të shfaqen premierat e filmave “Paper Towns” dhe “Pixels”, që gjithsej janë pesë premiera të definuara dhe të planifikuara për muajin korrik, dhe gjithashtu pesë premiera të tjera që janë paraparë për muajin gusht.
Mission: Impossible – Rogue Nation” do të jetë premiera e parë e muajit gusht që pritet të jepet me datë 3 gusht, ndërsa filmat “Fantastic four” dhe “INSIDIOUS: Chapter 3″ do të jenë me datë 6 gusht, kurse me 13 gusht do të jetë filmi “TRAINWRECK” dhe me 27 gusht do të jetë premiera e filmit “HITMAN: Agent 47″./21 Media/