Filmi i metrazhit të gjatë “Heroi”, me regji të Luan Kryeziut së fundi është shpërblyer edhe me një çmim. Sipas regjisorit, Luan Kryeziu filmi është shpërblyer me çmimin ,,Best Ensemble Cast” në Los Angeles Independent Film Festival.
,,Best Ensemble Cast” është çmimi i fundit që i është ndarë filmit “Heroi”, në Los Angeles Independent Film Festival
Filmi “Heroi”,ka për temë mostrajtimin e duhur të një ushtari të UÇK-së në periudhën e pasluftës, i cili bën përpjekje të sigurojë kushte elementare të jetës për gruan dhe djalin e tij.
Në këtë film me rolet kryesore janë përfshirë Arben Bajraktaraj dhe Adriana Morina. Filmi “Heroi”, që nga prezantimi i premierës e deri më tash është shpërblyer me çmime të ndryshme në festivale.
