Flamur Maloku sjell poezi dashurie në librin “Brymë e zezë”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Libri i ndarë në dy cikle,ku secila poezi mund të lexohet edhe si paratekst për poezinë vijuese,janë të sistemuara mirë në vëllimin me poezi “Brymë e zezë”,të Flamur Malokut.
Vargu i lirë, në të cilin përdorim më të dendur ka metafora, së këndejmi dhe kumti i hapur, e ruajnë shenjën e komunikimit të Malokut me bashkëkohësinë. Shenjat gjuhësore dhe poetike të tij janë unike në rrekjen për ta përtërirë ligjërimin poetik të shpirtit në variantin e gegërishtes gjatë përjetimit. Ato të përkujtojnë idenë e hershme të Tomas Eliotit mbi përkujdesjen e poetit ndaj gjuhës së vet.
Kështu shkruan për librin e ri të Flamur Malokut “Brymë e zezë”, studiuesi i letërsisë Behar Gjoka. Maloku, autor i shtatë librave, ka nxjerrë “Bryma e zezë”, një përmbledhje me 35 poezi të cilat autori i ka shkruar në periudhën e vjeshtës.