Gjendja e flokëve tanë mund të zbulojë shumë probleme shëndetësore. Nëse vëreni ndryshime të ngjashme në flokët tuaj, kërkoni këshilla nga mjeku.
Rënia e tepërt e flokëve
Dermatologët sqarojnë që brenda ditës humbim midis 90 deri në 100 qime, gjë që është normale. Rënia më e madhe e numrit të qimeve, pos nëse është fjala për rënie sezonale (në vjeshtë dhe pranverë flokët na bien më shumë) mund të jetë pasojë e ushqimit të keq. Flokët tanë kërkojnë proteina, hekur, zink, vitaminë A dhe omega 3, thartinë yndyrore, në mënyrë që të jenë e shëndoshë.
Rënia e flokëve në zylyfet e vogla, të rrumbullakëta
Alopecia areata është edhe një sëmundje autoimune e cila është manifestuar me rënie të flokëve në zylyfet specifike të rrumbullakëta. Përbërja imunologjike kthehet kundër folikulave të qimeve, duke i zvogëluar apo edhe duke shkaktuar rënie të flokëve. Më e shpeshtë është te familjarët që janë të ekspozueshëm ndaj sëmundjeve autoimune, por shkaktari më i shpeshtë i vetë sëmundjes është diabeti. Pos rënies së flokëve, alopecia areata gjithashtu shkakton rënie të qimeve të vetullave dhe të qerpikëve.
Flokët e thatë, lehtë të thyeshme
Kjo gjendje më shpesh është trashëguese apo pasojë e lëndimit të gjëndrave paratiroide gjatë ndonjë ndërmarrjeje kirurgjikale të kokës apo të qafës. Niveli tepër i ulët i hormonit paratiroid në gjak shkakton ndryshimin e nivelit të kalciumit dhe të fosforit, gjë që çon në thyerje të flokëve të thatë.
