Fluks i ri i refugjatëve në Maqedoni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në rrugëtimin e tyre drejtë shteteve të Evropës Perëndimore, me qindra refugjatë hyn sot sërish nga Greqia në territorin e Maqedonisë. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet që vala e imigrantëve, të cilët po hyjnë në Maqedoni, do të vazhdojë pa ndërprerë edhe gjatë ditëve në vijim.
Duke filluar që nga orët e para të mëngjesit, me qindra refugjatë kanë hyrë sot nga Greqia në territorin e Maqedonisë.
Imigrantët deri në kufi u përcollën nga policia greke, e aty u pritën nga policët maqedonë, të cilët i dërguan ata në kampin e improvizuar, prej nga trenat nisën dy herë në ditë në drejtim të kufirit me Serbinë./ 21 Media