Në mesin e 20 fotove të ditës “The Washington Post” ka përzgjedhur një fotografi nga Kosova përkatësisht nga ngjarja e djeshme e kërcimeve nga Ura e Fshejtë.
“Një zhytës kërcen nga ura e lartë mbi 22 metra gjatë garës tradicionale afër qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore”, është foto-legjenda e fotografisë së përzgjedhur nga redaktorët e “The Washington Post”, foto kjo e shkrepur nga Armend Nimani për AFP. Ndryshe, dje edhe mediumi tjetër i fuqishëm britanik, “The Telegraph”, postoi një video dhe disa fotografi nga kjo ngjarje, ku kampion për vitin 2015 në stilin në këmbë u shpallën dy garues konkurrentë, David Tuçi dhe Arlind Shala, të cilët e ndanë çmimin e parë.
Ndërkaq, në stilin dallëndyshe, kampion për këtë vit nga juria profesionale u shpall Florim Gashi.

