Franca nuk do tolerojë veprimet që kërcënojë sigurinë e vendit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Franca ka pretenduar se përgjimi i presidentëve francezë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) është veprim ” i papranueshëm”.
Në një deklaratë me shkrim nga presidenca duke u vënë në dukje se autoritetet e SHBA-së në lidhje me këto çështje duhet të sillen në përputhje me angazhimet dhe se Franca nuk do të tolerojë asnjë veprim që do të kërcënojë sigurinë dhe interesat e Francës.
Në deklaratë gjithashtu është përdorur shprehja se “Në vizitën e presidentit tonë në SHBA veçanërisht në takimet e kryera në fund të vitit 2013 dhe në muajin shkurt të 2014 ishin ngritur pretendime. Të vërtetat e zbuluara pas takimeve janë të papranueshme”.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se Këshilli i Mbrojtjes është mbledhur në Pallatin Elysee për të diskutuar çështjen dhe se në këtë takim do të shqyrtohen informacionet e publikuara në shtyp veçanërisht aktivitetet e NSA të kryera në Francë mes viteve 2006-2012.
Zëdhënësi i Qeverisë franceze, Stephane Le Foll i cili ka folur për kanalin televiziv Itele tha se: “Është e vështirë të pranohet një situatë e tillë mes aleatëve. Është e papranueshme sidomos kur bëhet fjalë për përgjimin e presidentit”.
Le Foll duke vënë në dukje se si qeveri do të shqyrtojnë situatën në lidhje me përgjimet ai ka pohuar se: “E kemi të vështirë të kuptojmë përgjimin e një vendi i cili lufton kundër terrorizmit dhe të aleatëve të cilët veprojnë së bashku në zgjedhjet strategjike”, raporton (AA).
Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse do të krijohet apo jo një krizë mes vendeve aleate zëdhënësi Le Foll është përgjigjur: “Kjo nuk vjen në kuptimin se këto marrëdhënie do të hyjnë në krizë. Duhet të jem i kujdesshëm për ato që flasim në këto lloj çështjesh. Në botë ka mjaft kriza të rrezikshme dhe si aleatë jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë në këto çështje”.
Në raportin e emëruar “Spiunazhi i Elysee” i njoftuar ditën e djeshme për opinionin publik nga Wikileaks u zbulua se NSA gjatë viteve 2006-2012 kishte përgjuar presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande.