Në Marsejë, një qytet në jug të Francës, janë sekuestruar 5,6 ton marijuanë.
Në deklaratën e Ministisë së Punëve të Brendshme theksohet se gjatë kontrollit të një automjteti dhe një vile janë gjetur sasi e madhe e drogës. Në këtë aksion të policisë u ndaluan tre persona.
Presidenti francez, Francois Hollande, menjëherë pasi mësoi për rezultatin e sukseshëm të operacionit, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, shkoi në Marsejë, ku përgëzoi policinë për punën e bërë.
Franca për herë të fundit në vitin 2013 kishte konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kur kishte sekuestruar 7,5 ton lëndë narkotike. Sasia më e madhe e konfiskuar ndonjëherë është regjistruar në vitin 1999, kur ishin konfiskuar 23.5 ton marijuanë.
