Kadetët e FSK-së, nesër do të jenë pjesë e operacionit ”Kampi Veror”, në poligonin stërvitor ushtarak në Krovollak të Maqedonisë, ku pritet të jenë kadet nga më shumë se 20 shtete. Ushtrimi fushor “Kampi Veror 2015”, organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, i cili ka karakter ndërkombëtar dhe garues. FSK-në, e përfaqësojnë 10 kadetë dhe një oficer, të gjithë këta të Qendrës për Studime Universitare./21Media
