Fundoset anija në afërsi të Sicilisë, 40 të zhdukur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një anije që transportonte emigrantë ilegalë është fundosur në Detin Mesdhe në afërsi të bregdetit Italian, ku dyshohet se 40 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency.
Në anijen që u përmbys në afërsi të Sicilisë, sipas medieve lokale, dyshohet se ndodheshin emigrantë ilegalë nga Libia.
Më parë këtë javë në afërsi të brigjeve të Libisë gjithashtu është fundosur anija ku humbën jetën së paku 350 persona.
Me ardhjen e pranverës është duke u rritur numri i emigrantëve të cilët nga vendet e Afrikës përmes detit tentojnë të kalojnë në Itali.