Ujësjellësi “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, se kjo Fabrikë do të fillojë punën ashtu si gjithmonë, duke prodhuar ujë me kapacitet maksimal 400 l/s, që nga sot në orën 19:30.
Kjo vie, pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se ujin të gjithë qytetarët mund ta përdorin për konsum, pasi që në të gjitha mostrat janë testuar parametrat bazik kimik dhe 19 metale dhe që të gjitha rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
