Një fushatë e re, e cila ilustron mënyrën se si smartphon-at mund të ndikojnë në jetën e marrëdhëniet familjare, vjen nga Kina.
“Tërheqja nga një telefon gjatë një bisede mes njerëzish, është si të ndërtosh një mur me tulla në mes tyre”- tha Juggi Ramakrishnan, Drejtor kreativ Ekzekutiv (ECD) e Ogilvy & Mather Shanghai. Sipas raportimeve në ‘Huffington Post”, qëllimi është që që njerëzit ta shohin ndikimin e ekranit të telefonit dhe të mendojnë në një tjetër kënvështrim për marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe telefonin e tyre .
“Ky dominim ka potencialin të jetë veçanërisht i dëmshëm për familjet me fëmijë, Ekziston një trend alarmues i prindërve, të cilët injorojnë fëmijët e tyre të të gjitha moshave, duke i kushtuar më shumë vëmendje telefonave të tyre dhe tabletave”. – thotë Ramakrishnan
“Si pasojë, fëmijët mund të ndjehen se ata nuk janë duke marrë vëmendjen që ata kanë nevojë. Fëmijët të cilët kanë nevojë për reagimin e prindërve të tyre, kur ata janë të zemëruar, të trishtuar, të frustruar apo ngacmuar, tani nuk e gjejnë atë e duhet të konkurojnë me ekranin e telefonit për ta patur. Është pothuajse si rivaliteti mes vëllezrve, vetëm se në këtë rast rivali është një pajisje elektronike. Kjo tendencë, në qoftë se nuk kontrollohet mund të çojë në probleme psikologjike.”- shton ai.
Ramakrishnan gjithashtu vuri në dukje se varësia nga pajisje të tilla, mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet romantike, e partnerët mund të bëhen më pak të përgjegjshëm për ndjenjat e njëri-tjetrit dhe kanë më pak ndërveprime kuptimplote.
