Fushë Kosovë: Gjenden kokainë ,armë dhe para

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Njësiti Antidrogë i Policisë, pas një pune operativo-hetimore ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar 1067 gr marihuanë, 0.3 gr kokainë, një armë e llojit Zastava, një veturë, një kamionetë, në të cilin ishin të ngarkuar pesë vetura të llojit Nisan Terano pa targa, 4200 lekë, 735 euro, tre telefona celularë.
Aksioni është kryer në fshatrin Bresje të Fushë Kosovës, ku gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.