Instituti GAP publikoi raportin “Qeverisja në katër komunat e veriut të Kosovës”. Sipas këtij raporti, marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013 Kosovë-Serbi, nuk solli shuarjen e strukturave paralele në veri të Kosovës. U vlerësua se kryetarët e këtyre komunave ushtrojnë edhe poste paralele të financuara nga Serbia./ 21 Media
