Garë e madhe këtë vikend në Brezovicë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë me garën e disiplinës malore, e cila do të zhvillohet në Brezovicë.
Është kjo gara e katërt e kësaj disipline, ndërsa e shtata në përgjithësi.
Shtegu atraktiv dhe më i gjati në garat në Kosovë (7.7 km), fakti që garat malore janë shumë tërheqëse për dashamirët e auto sportit si dhe duke marrë parasysh përfundimin e muajit të Ramazanit, me të drejtë pritet që Brezovica të jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj fundjave, raporton Lajmi.net.
Disa garues munguan në Shalë të Bajgorës dhe në Gjakovë, qoftë për shkak të Ramazanit apo për arsye se kishin defekte në makinat e tyre, ndërsa pritet që ata t’i bashkohen “çetës” automobilistike në mënyrë që kjo garë t’i arsyetojë pritjet e mëdha.