Gazetarët kërkojnë dorëheqjen e zv/kryeministrit Peshevski

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënoi aktin e sulmit fizik ndaj gazetarit Sashe Ivanovski nga nënkryetari i Qeverisë, Vlladimir Peshevski, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Dhuna kundër gazetarëve në një shoqëri demokratike, është dhunë edhe kundër lirisë dhe demokracisë. Viktima të kësaj dhune nuk janë vetëm gazetarët, por edhe vetë qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen nga mediat se si përfaqësuesit e tyre ushtrojnë pushtetin. Një nënkryetar qeverie në mënyrë dëshpëruese u përpoq me grushta të mbyllë gojën e një gazetari dhe të mos i shtrojë pyetje të vështira pushtetit dhe dhunshëm të kufizojë lirinë e medieve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Ata i bëjnë thirrje Peshevskit që të jap dorëheqje të parevokueshme, sepse sipas tyre, ai tani më është i padenjë të ushtrojë një funksion aq të lartë në qeveri.