Gazimestan: Vidovdan i qetë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Serb nga Kosova, por kryesisht të ardhur në mënyrë të organizuar nga Serbia kremtuan festën e Vidovdanit, e njohur si Beteja e Kosovës. Për dallim nga vitet e kaluara, sivjett nuk mori pjesë asnjë zyrtarë serb. Po megjithatë, nuk munguan fotografi dhe mbishkrime nacionaliste, ndër to edhe me figurën e Sllobodan Millosheviqit.
Ceremonia nisi me liturgji, ndërsa më pas i vetmi që mbajti fjalim ishte mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radoviq, tha se Gjergj Kastriot Skëndërbeu dhe Car Llazari luftuan për të njëjtin ideal.
“Skenderbeu si përfaqësues i krishterimit bashkë me trimat e tij vazhduan luftën e Car Llazarit deri në frymën e fndit për qlirimin e këtyre trojeve dhe për ekzistencën e popullit shqiptarë në këtë vend”.
Serbët që erdhën nga Serbia në këtë manifestim kanë mendime të ndryshme sa i përket Betejës së Kosovës”, tha Amfilohije Radoviq, mitropolit i Malit të Zi.
“Për mua Beteja e Kosovës pati rolin më të madh në historinë e popullitë serb. Për mua janë të papranueshme vlerësimet që Serbia humbi në këtë betejë, tha Dragan Markoviq, qytetar nga Beogradi.
Për të siguruar vendin ku po kremtohej Vidovdani , policia e Kosovës angazhoi forca të shtuara, ndërsa për sigurinë u përkujdes edhe KFOR-i.
Sipas zëdhënësit të PK , Baki Kelani, në këtë tubim morën pjesë rreth 1 mijë e 500 serbë, të cilët në fund u shpërndanë të qetë.
Të themi në fund se vjet në Gazimestan u fishkëllua presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, madje u quajt tradhtar nga masa e tubuar, kurse ai i mllefos kishte braktisur foltoren./ 21 Media