Genc Hoxha trajner i KF Istogut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Trajneri i mirënjohur kosovar Genc Hoxha nga sot (e diel) edhe zyrtarisht është trajner i ri i Klubit futbollistik Istogu.
Marrëveshja ndërmjet krerëve të klubit dhe trajnerit Hoxha u arrit sot pas një takimi të gjatë.
“Hoxha nënshkroi kontratë një vjeçare më klubin tonë. Në krye me trajnerin e mirënjohur, Istogu synon që në edicionin e ri të jetë skuadër stabile në Superligën e Kosovës”, thuhet në profilin zyrtar të KF Istogut në Facebook.
Kujtojmë që Genc Hoxha është ndër trajnerët më të shquar në futbollin kosovar, aktualisht është edhe ndihmës trajner në Përfaqësuesen e Kosovës.
Në edicionin e fundit ishte trajner i Vëllaznimit, ndërsa suksesin më të madh si trajner, ai e arriti me Besën e Pejës ku për dy vite radhazi u shpall kampion i Kosovës.