Për shkaqe sigurie, prodhuesi më i madh amerikan i automobilave Motors (GM) ka urdhëruar tërheqjen e 780 mijë automjeteve në Amerikën Veriore.
Për shkak të prishjes, dera e bagazhit në veturë mund të bie shpejt, është kumtuar nga kompania.
GM ka kumtuar se 56 persona janë lënduar nga ky problem, transmeton Koha.net. Tërheqja e veturave bëhet edhe për modelet SUV Buick Enclave, GMC Acadia, Chevrolet Traverse dhe Saturn Outlook, që janë prodhuar ndërmjet viteve 2007 dhe 2012.
