Gërmimi dhe konservimi në qytetin antik të Ulpianës është duke vazhduar edhe këtë verë. Arkeologët Haxhi Mehmetaj dhe Kemal Luci thonë se po punohet intensivisht në sistematizimin dhe gërmimin e lokalitetit antik të Ulpianës. Sipas tyre, është në përfundim e sipër faza e parë e gërmimit, ndërsa pritet të fillojë faza e dytë e hulumtimit në këtë lokalitet arkeologjik./21Media
