Me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe mjekimit me kohë, Komuna e Gjakovës gjegjësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me përfaqësuesit e Klubit Rotary ‘Gjakova’ janë dakorduar që për nevoja të qytetarëve të komunës së Gjakovës të ofrohet aparat – Mamograf për ekzaminim falas të kësaj sëmundje.
Siç njoftohet nga kjo komunë më 28 korrik është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit digjital të Mamografit, (aparat i cili do të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje) në mes të Klubit Rotary Gjakova, përfaqësuar nga Skender Gola kryetar si dhe Shkelqim Verdha CEO i përfaqësisë së SIEMENS për Republikë të Kosovës dhe Shqipërisë.
