Gjakova ndan mirenjohje në 16 vjetorin e çlirimit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në kuadër të aktiviteteve të Komunës në shënim të gjashtëmbëdhjetëvjetorit të çlirimit të komunës së Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka ndarë mirënjohje për krijues, artistë dhe media, të cilët pos arritjeve të tyre në sferat personale njiherit kanë qenë kontribues të ndryshëm edhe të aktiviteteve të organizuara nga Komuna, thuhet në një njoftim për media. 
Më këtë rast Komuna e Gjakovës dekoroi me mirënjohje humoristin Besim Dina, kitaristin Agron Peni, krijuesin për Librin e Ginisit, Alket Pozhegu, Shkollën e Mesme  të Muzikës “Prenk Jakova”, fotografin Shkelzen Rexha, gazetarin sportiv Artan Muhaxhiri, si dhe mediat Tv Syri Vision dhe Radio Gjakova.
Humoristi Besim Dina ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila dhe është shprehur se angazhimet dhe kontributi i mëtejmë do të jetë në vazhdimësi, përkundër barrierave që shfaqen për punë dhe arritje profesionale. / 21MEDIA