Gjakovë: Fluturuan "dallëndyshet" te Ura e Fshejtë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me organizim të Komunës së Gjakovës, respektivisht të Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit dhe të shoqarës joqeveritare “Time Out”, sot në Urën e Fshejtë janë mbajtur kërcimet tradicionale në ujë, në dy stile, dallëndyshe dhe në këmbë. Pas rratheve të kërcimeve, kampion për vitin 2015 në stilin në këmbë janë shpallur dy garues konkurrentë, sepse David Tuçi dhe Arlind Shala e ndanë çmimin e parë.
Ndërkaq, në stilin dallëndyshe, kampion për këtë vit nga juria profesionale është shpallur Florim Gashi.Shpërblimet për këtë kategori, ashtu sikurse edhe garat e sivjeme i përshëndeti edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila edhe në këtë vit në mënyrë konkrete tregoi përkushtimin dhe mbështetjen për këtë garë atraktive, dhe të vetmën jo vetëm në Kosovë, porse edhe në rajon.Për tri vendet e para nga organizatorët janë ndarë shpërblime dhe mirënjohje.
ura e fshejte1