Oficerët doganor kanë konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve.
Pas pranimit të informatave se në qytetin e Gjakovës ka pika të palicensuara të lojërave të fatit të cilat hapen vetëm në orët e vona, sektorët kompetent të Doganës se Kosovës kanë ndërmarrë veprimet për verifikimin dhe vërtetësinë e këtyre informative.
Pas identifikimit të lokacioneve është organizuar një aksion ku kanë marr pjesë Dogana Policia dhe Administrata Tatimore ky aksioni ka filluar në ora 20:00.
Pas bastisjeve dhe kontrolleve të ushtruara në 4 lokacione janë gjetur parregullsi në mungesën e dokumentacionit, si mungesa e regjistrimit për zhvillimin të aktivitetit biznesor, aparate të palicensuara, aparate pa numër serik dhe pa dokumentacion përcjellës, gjithsejtë janë konfiskuar 14 aparate.
.
