Gjenden 60 varre me 129 trupa në Meksikë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjatë kërkimeve të 43 studentëve e mësuesve të humbur në shtator të vitit të kaluar, janë gjetur rreth 60 varre me 129 trupa në jug të Meksikës.
Sipas ministrit të Drejtësisë në Meksikë, varret u gjetën në qytetin Igula dhe mund të ketë edhe kufoma të tjera në varret që ndodhen aty. Ai ka thënë se kufomat e gjetura nuk janë të lidhura më studentët e zhdukur në këtë qytetet.
Sipas gazetës “Associated Press” nga 129 mbetjet e gjetura, 112 ishin meshkuj, 20 femra dhe pjesa tjetër nuk është përcaktuar ende.
Studentët, nga një kolegj për arsimtarë në Guerrero, kanë udhëtuar për në Iguala, dhe si pjesë e një proteste kanë sekuestruar disa automjete. Sipas hetimeve, 43 personat janë vrarë e më pas trupat e tyre janë djegur.
Një trup i një viktime është gjetur në një vend plehrash, por familjet refuzojnë të pranojnë se nxënësit janë vrarë.