Gjenden 900 rrënjë kanabis

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rreth 900 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar sot në fshatin Kërrnajë të Tropojës, në kuadër të operacionit antidrogë “Kërrnaja 3”.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë gjetur 2 parcela të mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush” dhe do të procedohet penalisht shtetasi me inicialet M. K.
Sipas policisë, kryeplaku i fshatit, M.K., do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e moskallëzimit të krimit. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa disa prej tyre u morën nga policia në cilësinë e provës materiale.