Gjeniu me autizëm nga Londra performon në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjeniu nga Londra, Derek Paravicinin  është me autizëm ,ai njihet si një gjeni në piano në mbarë botën,Derek për herë të parë do të jetë në Ballkan. Ai do të performojë në Prishtinë me qëllim të mbledhjes së fondeve për autizëm.
Koncert me Derek Paravicinin i cili është me autizëm si dhe gjeni në piano nga Londra. Duke qenë se është i verbër, ai luan duke u bazuar tërësisht në të dëgjuar. Repertori i tij përbëhet nga mijëra pjesë nga zhanri xhaz, pop dhe muzika e lehtë klasike.
Koncerti ka për qëllim prezantimin e Autizmit dhe Talenteve si dhe mbledhjen e fondeve për ofrim të shërbimeve profesionale për autizëm.
Në Kosovë, Paravicini do të shoqërohet nga mentori i tij, Adam Ocekford, i cili është ligjërues në “Roehampton University”. Koncerti i gjeniut të pianos është iniciuar nga organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë”.
Për muzikën e Paravicinit kanë shkruar mediet më me nam në botë.
“Derek Paravicini kur ishte lindur, doktorët kishin thënë se nuk e kishin menduar se do të mbijetonte. Ai është i verbër dhe me autizëm, por ka një talent unik që ka mahnitur botën – ai mund të luajë çfarëdo vepre muzikore pasi ta dëgjojë atë një herë. Tani ai është duke bërë histori në muzikë teksa po performon një vepër të shkruar veçanërisht për të, në Londër, në Sallën e Mbretëreshës Elizabeth”, kishte shkruar “BBC” në shtator të vitit 2011, kur Paravicini mbajti koncert në sallën prestigjioze të Mbretëreshës.
Koncerti është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe “British Council”. Koncerti do të mbahet më 20 prill në Hotel Emerald/RTV/21.