Gjeorgji: Vazhdon kërkimi për personat e zhdukur pas përmbytjeve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ekipet shpëtimtare në Gjeorgji kanë vazhduar sot aksionin e kërkimit të 20 personave të zhdukur pas vërshimeve, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën së paku 12 persona.
Gjithashtu po vazhdon edhe kërkimi për kafshët që kanë ikur nga kopshti zoologjik në Tbilisi, disa prej të cilave konsiderohen të rrezikshme.
Në mesin e kafshëve që kanë ikur ka luanë, tigra, arinj, ujqër dhe një kali i Nilit. Disa prej tyre janë vënë në gjumë dhe janë kthyer në kopsht, disa janë vrarë nga policët, ndërsa disa të tjera ende janë në liri.
Sot në mëngjes, pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare gjetën një krokodil të mbuluar tërësisht nga balta dhe e rikthyen në kopsht./21 MEDIA/