Gjermani, 18 vjeçari vret dy persona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku dy persona janë vrarë, pasi që një i ri ka hapur zjarr nga automjeti i tij në lëvizje në qytetin Ansbah, në jug të Gjermanisë, kanë njoftuar mediet lokale.
Sulmues fillimisht vrau një 82 vjeçare, e pak më vonë hapi zjarr kundër një biçiklisti, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Sulmuesi më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më vonë nga policia.
I dyshuari është një 18 vjeçar, i cili ka qenë edhe më herët i njohur për policinë. Autoritetet kanë theksuar se ky sulm nuk ka lidhje me terrorizëm.
Arrestimi ndodhi në një pompë të benzinës, në të cilën kishte hyrë sulmuesi, i cili u mposht dhe u lidh nga punëtorët e pompës.
Pompa qëndroi e bllokuar, përderisa policia konstatoi se nuk kishte lëndë shpërthyese në automjetin e sulmuesit./21Media