Policia gjermane në Wuppertal ka arrestuar një të ri 21 vjeçar si i dyshuar për ekstremizëm islamikë dhe ka ndaluar shkuarjen e tij në luftën e Sirisë.
Mediat gjermane njoftojnë se i arrestuari ka shtetësi gjermane dhe turke.
I riu, i cili është lajmëruar me banim në Ahen, ka lëvizur në skenën islamike dhe është konsideruar i dhunshëm, siç është treguar gjatë arrestimit i cili ka rezistuar, transmetojnë mediat duke shtuar se ai kishte një thikë dhe së bashku me të është arrestuar edhe një person tjetër.
Nga të dhënat e Gjermanisë shihet se numri më i madh i radikalëve islamikë nga Gjermania që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri kanë arsim shumë modest dhe vetëm një e katërta ka shkollë të kryer ndërsa gjithsej dy përqind prej tyre ka fakultet të kryer.
