Gjermani: “ SHBA-ja fajtore për tragjedinë e refugjatëve"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëvendës shefat e Klubit të deputetëve të Bundestagut nga Partia e Majtë Gjermane, Sara Vagenkneft dhe Ditmar Barç, kanë akuzuar SHBA-të se “janë shkaktarët kryesor të tragjedisë së refugjatëve”.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Berlinit që të veprojë dhe më së paku të kërkojë nga Shtëpia e Bardhë që të marr pjesë në shpenzimet për strehimin e imigrantëve.
“Shtetet perëndimore, nën udhëheqjen e Amerikës, kanë destabilizuar rajone të tëra…”, thuhet në një dokument të kësaj partie gjermane e i cili thuhet se do të publikohet në opinion javën e ardhshme, transmetojnë sonte mediet gjermane.
Në këtë dokument shkruan se si bandat vrastare, siç është Shteti Islamik, janë mbështetur indirekt edhe nga aleatët e Gjermanisë dhe theksohet se me miliona njerëz janë përballur me luftëra brutale dhe aso qytetare./ 21 Media